×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Tragjedi në Jabllanicë të Gjakovës, tre të mitur vdesin nga shembja e një objekti të pabanuar

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 0:45

    Tre të mitur raportohet se janë mbytur si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën paradite, derisa të miturit po qëndronin dhe shoqëroheshin me njeri-tjetrin brenda objektit të pabanuar, në momentin kur u shemb.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes stacionit rajonal të Gjakovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Të tre viktimat janë nga fshati Jabllanicë, ku edhe ndodhi tragjedia. Ata janë të moshave rreth 13 deri në 16 vjeç.

    Rrethanat që çuan në shembjen e objektit janë ende të paqarta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!