×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna, LDK: Numri im, 45 do të sjellë ndryshimin

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 13:14

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna ka takuar nga afër qytetarë në një nga tubimet e kësaj partie në Prishtinë.

    Kandidatja për deputete, Jeta Rafuna thotë se numri që ajo mban, e që është edhe numri i shtëpisë së saj në Tasligje, do të sjell ndryshimin.

    “Numri 45 do të sjell ndryshimin”, thotë Rafuna.

    Gjatë këtij tubimi, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku lavëdron kandidaten Jeta Rafuna.

    “Jeta Rafuna e cila aso kohe kishte marrë shiritin e zi në krahë, dhe i bënte ballë djem e vajzave”, dëgjohet duke thënë Abdixhiku.

    Në videon e shpërndarë nga familjari i saj, aktori Naser Rafuna, ai shkruan se numri 45 e meriton të votohet për shumë arsye.

    “Është e sinqertë dhe s’ka hipokrizi në Jetën. Ambicja dhe ideali i saj janë përtej mençurisë aktuale politike”, shkruan Rafuna mes tjerash në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!