×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 14:39

    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin masiv i cili po zhvillohet në Deçan.

    Ai ka premtuar se koalicioni do ta bëjë Deçanin adresë ballkanike të turizmit dimëror.

    “Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore”, shkroi Haradinaj.

    Ai premtoi dorën e shtetit në zhvillimin e bujqësisë e turizmit në këtë komunë.

    “Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.

    Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike.

    Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind.Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!