×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza në Lipjan: Më 9 shkurt do të triumfojmë

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 16:57

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në tubimin e mbajtur në Lipjan ka thënë se më 9 shkurt do të triumfojnë.

    Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të sjellin një kulturë të re qeverisëse, një qeveri efikase dhe jo me premtime boshe, shkruan Reporteri.net.

    “PDK edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë”, tha Hamza.

    Ai premtoi edhe rritje të pagave.

    “Do t’i rritim pagat 50% në fillim të mandatit, 70% pensionet bazike”, tha Hamza,

    Hamza tutje tha se veteranëve do t’iu njohet e drejta që ata të punojnë pa iu ndalë pensioni.

    Ai ka premtuar edhe ndërtim të rrugëve, shkollave, ujësjellës. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!