×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër në Mallakastër, dyshohet se u asfiksuan

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 12:53

    Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

    Dy viktimat janë Sabri Velaj 90 vjeç dhe Novrus Velaj 85 vjeç, të cilët dyshohet se u asfiksuan.

    Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale, ndërsa policia po heton.

    “Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

    Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, sipas njoftimit të policisë./TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!