Vranësirat pritet të shpërndahen gjatë natës, e ditën e martë do të ketë intervale më të gjata me diell në vend.
Nga pjesë lindore mund të kalojnë vransira, por pa mundësi për të reshura. Frynë erë e ftohtë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 4C e 5C.
Kthjellime e intervale më të gjata me diell parashihen deri ditën e premtë.
Nga e premta kalojnë vransira, por pa mundësi për të reshura. Minimalet zbresin deri në -4C e -6C, që deri në fundjavë rriten deri në -2C e 0C. Maksimalet, në përgjithësi mbesin në vlera mbi 0C, deri në 4C e 6C, e deri në fundjavë shënojnë rritje në 6C e 8C, njofton Mendimu për Motin.
Erërat më të theksuara veriore që frynë ditëve të ardhshme pritet të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi në një pjesë të vendit qëndron më shumë në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes përgjatë pjesëve më urbane mund të kaloj në vlera të dobëta.
Të enjten me qetësimin e erërave ndotësit ajror shënojnë rritje në koncentrime, duke kaluar në vlera më të larta të ndotjes me indeks shumë të dobët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.