Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale.
Zeqiri ka thënë se nga informacionet që ka nga Policia këto kërcënime po vijnë nga brenda territorit të Serbisë.
Ai tha se kërcënimi që tashmë ka marrë është i katërti më radhë dhe nga i njëjti person.
“Jam kërcënuar për herë të katër të them ashtu nga i njëjti person dhe e njëjta adresë. Rastin e kam paraqitur në polici edhe tash edhe herave tjera. Organet e hetuesisë janë merr dhe po merren me këtë rast. Është një person që në profilin e tij shkruan që është një gjoja një oficer i MUP-it në Serbi dhe është i angazhuar diku në veriun e Mitrovicës… Në bazë të informacione që unë kam është konstatuar se thirrjet po vinë diku nga brenda republikës së Serbisë”, ka thënë ai në tëvë 1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.