×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari izraelit

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 10:22

    Një shtetas me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze është arrestuar në Tiranë për llogari të Gjermanisë.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 25” u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç.

    Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani./vizionplus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!