×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg bëhet Ministër i Financave i Norvegjisë

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 11:33

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është bërë ministër i ri i Financave të Norvegjisë, duke marrë këtë post si pjesë e një riorganizimi të kabinetit.

    Emërimi i Stoltenberg mund t’i japë qeverisë laburiste një nxitje në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

    Stoltenberg ka qenë kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013.

    Ai drejtoi aleancën ushtarake perëndimore për një dekadë, përfshirë edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA Donald Trump, dhe u largua vitin e kaluar.

    /Reuters/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!