Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në shkollën Campus Risbergska në Örebro, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Västhaga, dhe njerëzve vazhdimisht po u kërkohet të qëndrojnë brenda.
Të dhënat për aktet e dhunës në Örebro janë shumë serioze. Policia ndodhet në vendngjarje dhe operacioni është në zhvillim të plotë. Qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po ndjek nga afër zhvillimet, thotë ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer, shkruajnë mediat suedeze.
Aktualisht nuk dihet gjendja e pesë të qëlluarve.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.