×
  • Lajme
  • Lajme / Infografikë

    GAP rendit 18 projektet që preken nga Urdhëri i Trump për pezullimin e përkohshëm të ndihmave të USAID, vlera mbi 156 milionë Euro

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 16:51

    Instituti GAP ka publikuar një infografike, përmes së cilës ka treguar projektet që preken në Kosovë, pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, për pezullimin e ndihmës së huaj për tre muaj.

    Sipas GAP, ky vendim ka ndikim në 18 projekte që aktualisht financohen nga USAID’it, e që ndikojnë në zhvillimin e vendit. Vlera e këtyre projekteve është mbi 156 milionë dollarë, shkruan Reporteri.net.

    Një nga këto projekte ka pasur të përfundojë edhe një muaj, e të tjerat kohëzgjatja është edhe deri në mbi 3 vjet.

    “Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore. Përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në postimin e GAP, ku është bashkënagjitur edhe tabela me projektet që financohen, partnerët implementues, shumën e financimit e kohëzgjatjen./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!