Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri të vendit, saktësisht në një kotec pulash në Mitrovicën e Veriut, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Policisë thuhet se atje janë gjetur dhe sekuestruar një kalash, dy karikator kallashi me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, një thikë taktike, një komplet të pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë të zezë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person me inicialet Z.T, i moshës 68-vjeçare.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim, ku janë bashkangjitur edhe fotografi.