×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në 10 minuta u regjistruan rreth 300 rrufe në Tiranë

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 9:37

    290 rrufe për 10 minuta ka regjistruar Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mbrëmjen e djeshme.


    Pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.

    E gjithë mbrëmja e së hënës dhe mëngjesi i së martës kanë qenë të dominuara nga reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive.

    Përmbytje janë regjistruar në disa zonë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, por edhe në Tiranë. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!