×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për falsifikim dokumentesh, ia publikon foton

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 11:08

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “falsifikim të dokumentave”, shkruan Reporteri.net.

    Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacione që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij, ta kontaktojë.

    “Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjen e tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 dhe 045321646”, thuhet në kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!