×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në veri: Pjesë e misionit për të garantuar mjedis të sigurt

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 14:37

    Ushtarët turq, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës, për të siguruar stabilitet dhe liri të lëvizjes në zonë.

    Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!