Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj pesë të dyshuarve në rastin 1 shtatorit mes Capave dhe Sekiraqëve në lagjen Aktash.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Me datë 31.01.2025 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A.
Të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, tha Gashi për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.