×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    MPJD-ja angazhon familjarë e njerëz tjerë të pushtetit si komisionerë në qendrat e votimit në Diasporë

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 16:55

    Familjarë e ish-këshilltarë të pushtetit i ka angazhuar ministria e Donika Gërvallës si komisionerë nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës për ta mbarvajtur procesin zgjedhor në Diasporë më 9 shkurt. 

    Kushërira e afërt e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, Kaltrina Dalipi, është përzgjedhur të jetë komisionere në KVV-në në Ambasadën e Londrës, në Mbretërinë e Bashkuar, raporton gazeta online Reporteri.net. Derisa, Hashim Sahiti, vëllai i ish-kandidates së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Samire Sahiti, është caktuar për komisioner nga MPJD-ja në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington.

    Në listën e komisionarëve nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës që do ta organizojnë dhe mbarëvajnë procesin e në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – ambasada dhe konsullata – që më 9 shkurt zhvillohet për herë të parë me ligjin e ri zgjedhor, figuron edhe Saranda Stublla.

    Stublla ka qenë ish-këshilltare e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Ajo është caktuar komisionere në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Otava të Kanadasë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!