Partia Demokratike e Kosovës po zhvilloi tubim masiv në komunën e Drenasit. Nga atje, kryetari i saj, Memli Krasniqi, theksoi rolin historik të kësaj komuyne në luftën për liri dhe në ndërtimin e Kosovës së sotme.
Ai vlerësoi Drenasin si një bastion të pathyeshëm të PDK-së dhe një shembull të përkushtimit ndaj kauzës kombëtare.
“Drenasi ka qenë zemra e luftës së Kosovës. Themeli i Lirisë sonë dhe krenaria e popullit tonë. Kemi dhënë gjithçka, bijtë dhe bijat e juaja më të mira për ëndrrën e një Kosovë të lirë e të pavarur. Sot edhe njëherë, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, Drenasi qëndron në krye të misionit tonë për “Ma Mirë”. Ju jeni mbrojtësit e sakrificës. Ju jeni njerëzit e nderit. Ju jeni njereëzit e punës. Njerëzit që i kanë dhënë kaq shumë Kosovës.
“Sot luftojmë sërish jo më pushkë por me forcën e unitetit dhe programit tonë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.