×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Leutrim Retkoceri, PDK: Qytetarët s’kanë marrë rezultate nga qeverisja e Albin Kurtit, zgjidhja është Bedri Hamza kryeministër

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 20:03

    Leutrim Retkoceri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se më 9 shkurt qytetarët e Kosovës janë para dy zgjedhjeve, të votojnë për kryeministrin aktual që sipas tij do të thotë vendnumërim dhe të votojnë për kandidatin e PDK-së, që sipas tij të votojnë njeriun që ka program dhe ide për zhvillimin e vendit. 

    Retkoceri në një intervistë për gazetën online Reporteri.net është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së dhe kandidatit të saj Bedri Hamza.

    Ai ka thënë dëshira e qytetarëve është që “ta bëjmë një Kosovë më të mirë”.

    “Arsyetimet, ankesat nuk janë ato për çka qytetarët i mandatojnë udhëheqësit e tyre. Në Situatën që jemi ne i kemi dy zgjidhje: e kemi zgjidhjen e një kryeministri aktualisht që qytetarët i kanë besuar në masën më të lartë që i kanë besuar ndonjë politikani në Kosovë dhe nuk kanë marrë rezultate nga qeverisja absolute që ka pasur Albin Kurti, në anën tjetër ende ky kryeministër po kërkon nga qytetarët, po i kërkon 500 mijë vota, ka kushte për qytetarët. Në anën tjetër e kemi kryeministrin Bedri Hamza, i cili qytetarëve po iu ofron një program. Rritje të pagave për 50 për qind, rritje të pensioneve bazë për 70 për qind, ofron fond të papunësisë që do t’i mvështesë të gjithë ata punëtorë që mbeten pa punë për 6 muaj me 80 për qind të pagës së fundit që e kanë marrë, mbështetje ndaj bizneseve, mbështetje ndaj grave, mbështetje ndaj arsimit, shëndetësisë. Rregullimin e raporteve në aspektin ndërkombëtarë. Sot i kemi dy zgjidhje që me 9 shkurt do të përcaktojnë të të ardhmen apo vendnumërimin. Në bazë të takimeve, diskutimeve, është një energji e jashtëzakonshme. Dhe mbështetja është impresionuese. Dëshira e qytetarëve është që ta bëjmë një Kosovë më të mirë.”, ka thënë Retkoceri, që në listën e PDK-së mban numrin 91.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!