×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Krasniqi, LDK: Dështuam në Këshill të Evropës për faj të krerëve të shtetit, edhe vonesa për vizat ishte nga Kurti

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 21:31

    Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se krerët e shtetit janë fajtorë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net,  Krasniqi tha se Kosova në qeverisjen e Albin Kurtit ka pësuar regres në procesin e integrimit evropian.

    “Kemi regres në integrim. Ju e dini se tash e dy vite kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ai dokument ka mbetur në sirtarë. Askush nuk është marrë me atë dokumentacion. E kemi edhe një regres që është dështimi në Këshillin e Evropës. Pikërisht nga këta krerë të shtetit kemi dështuar, sepse janë zotuar për diçka tjetër dhe nuk i janë përmbajtur asaj çka janë zotuar. Ne sot nuk jemi anëtarë të Këshillit të Evropës, edhe pse ne i plotësojmë të gjitha kushtet. Edhe vonesat në procesin e liberalizimit të vizave janë bërë pikërisht nga ky kryeministër.”, tha Krasniqi.

    Krasniqi e cila ka qenë kryetare e Komisuinit Parlamentar për Integrim, ka treguar se për katër vite të kësaj qeverisjeje ministrat shumë rrallë kanë dhënë llogari para deputetëve.

    “Kam qenë kryetare e Komisionit për katër vite. E kemi pasur një program të Komisionit ku bashkë e kemi hartuar me anëtarët e tjerë të Komisionit por ka qenë shumë problem mu implementu ai planprogram për arsye se ministrat e linjave të integrimit, kanë ardhur shumë pak kur u kemi bërë ftesa për ta raportuar në Komisionin për Integrime. Politika e jashtme është e lidhur ngusht me proceset e integruese dhe sa herë e kemi thirrur ministren e Jashtme për katër vite ka ardhur vetëm një herë.”, tha ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!