Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Leutrim Retkoceri është shprehur I bindur në fitoren e Bedri Hamzës.
Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net tha se në tubimet që kanë zhvilluar gjatë fushatës është parë mbështetje shumë e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën.
Retkoceri është shprehur Bedri Hamza është njeri i dëshmuar për performancë të jashtëzakonshme në çdo pozitë publike që e ka bartur.
“Unë besoj shumë në qytetarët e republikës së Kosovës. Sallat dhe vendet ku po takohemi po janë të vogla për të përballuar pjesëmarrjen e shumë qytetarëve që duan të dëgjojnë dhe të japin mbështetjen publike për kryeministrin tonë të ardhshëm Bedri Hamza dhe programin tonë Kosova mundet ma mirë. Unë jam i bindur se më 9 shkurt kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës do të jetë Bedri Hamza, ndërsa ne si deputetë do të angazhohemi për të bërë punën më të mirë që ta mbështesim këtë program në dinamikë, procedurë dhe në arritjen e përfundimit të punëve dhe detyrave që i kemi si deputet. “, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.