×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkencëtarët zbulojnë kontinentin humbur, fshihet poshtë Shqipërisë

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 10:37

    Adria e Madhe quhet kontinenti i humbur që fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Zbulimi është bërë nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.


    Kontinenti që ka patur përmasën e ishullit të Greolandës, është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.

    Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e Adrias së Madhe.

    240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.

    Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!