×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohet i dyshuari

    Vrasje në tentativë në Istog, një person merr lëndime të rënda

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 9:23

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Studenicë në Istog, ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë.

    I dyshuari thuhet se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me shufër hekuri në kokë.

    “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes, aty është kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe pas një mosmarrëveshje që kishin, i dyshuari e godet viktimën në kokë me mjet të fortë (shufër hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

    Viktima thuhet se është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor.

    “I dyshuari është arrestuar nga njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin policor. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!