Në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga një rast është raportuar në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.
Lidhur me këto raste tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 05.02.2025-20:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psiqike ankueses femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
Pejë 05.02.2025-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 05.02.2025-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit , i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Mitrovicë 05.02.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit , i dyshuari dërgohet në mbajtje.