×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, ua publikon fotografitë e emrat

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 11:11

    Policia e Rajonit të Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, që është raportuar më 20 janar.

    Personat që janë shpallur në kërkim janë Simon Tahiri, 25-vjeçar që banon në fshatin Dol dhe Enrik Berisha, 26-vjeçar nga fshati Jahoc, shkruan Reporteri.net.

    “Policia e Kosovës fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë). Çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!