Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me afër 2 mijë qytetarë në sheshin “Shatërvan” në Prizren.
Hamza ka thënë se edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja dhe mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë.
Ai ka thënë se do të jetë kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës.
“Mikpritje e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit. Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë. Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë. Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131. Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës! #PDK131”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.