×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata në fushatë

    Grenell i reagon për herë të dytë Kurtit: Marrëdhëniet me SHBA-në s’kanë qenë kurrë në pikë më të ulët

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 8:57

    Emisari special i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth marrëdhënieve me SHBA-në.

    Kryeministri Kurti dje  në një tubim zgjedhor tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të  Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.

    Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit me një fotografi ngjitur.

    Ai e ka quajtur deklaratën e Kurtit deluzive teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë në pikë më të uklët, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët. Albin Kurti është ndëshkuar  nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.

    Gjatë kësaj jave, pak ditë para zgjedhjeve, Grenell në një reagim tjetër tha se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.

    “Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell në postimin  e së hënës.

    Ky postim më pas u shpërnda edhe nga Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan, Donald Trump. /Reporteri.net/

    Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit ku thoshte se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!