×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj për bisedat në WhatsApp: Kurti nuk qeverisi me njerëzit që i emëroi, por me Dejonat që shantazhojnë

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 23:46

    Opinionisti Petrit Zogaj e ka komentuar publikimin e bisedave lidhur  me emërimet e Albin Kurtit në KEK në grupe të WhatsAppit.

    Zogaj ka vlerësuar se  krejt historia e mandatit të Kurtit reduktohet në komunikimet në rrjetin social.

    Sipas tij,  Krti nuk ka qeverisur me njerëzit që i ka emëruar nëpër pozita, por me “Dejonat” që i ka si strukturë jashtështetërore, të cilët  siç ka thënë shantazhojnë ata që i kundërshtojnë.

    “E gjithe historia 4 vjecare e kesaj qeverie reduktohet ne nje komunikim ne whatsapp. Kryeministri kerkon qe te merret dikush ne pune ne prezence te njerezve tjere te qeverise, kuvendit e agjencise se pavarur, ndersa, i vetmi person qe e kundershton nje gje te tille, eshte Dejona, e cila ka funksion partiak, por qe ketu operon me logjiken e nje spiuneje, ku, pos qe e njeh se kush eshte, le te kuptohet se din dicka edhe me shume”, ka thënë Zogaj.

    “Sipas Dejones, ai djali “nuk ka biografi te mire.” Gjate ketyre viteve, Kurti nuk ka qeverise me njerezit qe i ka emeru, por me dejonat qe i ka si strukture jashteshteterore dhe qe shantazhon secilin njeri qe guxon me e kundershtu”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!