×
  • Lajme
  • Lajme / Fundjava me diell

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 8:09

    Kryesisht me diell parashihet dita e shtunë në vend, me kalime vranësirash kohë pas kohe, kryesisht të shtresave të larta.

    Fryn erë e lehtë juglindore e lindore 2-6m/s. Temperaturat minimale edhe më tutje nën 0C, zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 6C e 9C.

    Kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbajë moti edhe ditën e diel dhe dy ditëve të para të javës vijuese.

    Temperaturat minimale zbresin deri në -6C e -4C, e ato maksimale shkojnë në 5C e 7C.

    Nga dita e martë do të ketë shtim të vranësirave në mbrëmje, e për të mërkurën shfaqen sinjale që mund të ketë të reshura shiu, por dhe dëbore. Temperaturat maksimale zbresin në 3C e 1C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!