×
  • Lajme
  • Shqipëria

    53 vjeçari goditet me kallashnikov në pikë të ditës

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 12:35

    Një 53 vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë godinës së bashkisë së vjetër të Kavajës, pas një konflikti për motive të dobëta.


    Policia informon se ngjarja u shënua sot rreth orës 11:00 në lagjen nr 2 dhe se është shoqëruar në polici autori. Gjithashtu është arritur të sekuestrohet dhe arma e krimit, kallashnikov.

    “Për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov” informoi sot policia e Tiranes.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!