×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ushtarët amerikanë nga ajri patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 15:35

    Forcat e Aviacionit të Task Forcës së SHBA-së dhe Komisionit të Përbashkët të Zbatimit (JIC), ushtarë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë kryer një patrullim ajror në veri të Kosovës.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se “JIC rregullisht zhvillon patrullime sigurie dhe zbulimi nga toka dhe ajri për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”.

    “KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, theksohet se KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!