×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamjet kur dy banorët heronj të Kavajës ndalojnë autorin e plagosjes me kallashnikov në dorë

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 12:40

    Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit.


    Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç.

    Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet.

    Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t’i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik. Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!