Televizioni lokal “Tv Syri Vision” ka bërë të ditur se një person mbrëmë ka shkaktuar dëme në objektin e këtij televizioni në Gjakovë.
Siç bëhet e ditur nga televizioni, i njëjti ka hyrë me traktor në pronë, duke shkaktuar edhe dëme në objekt. Personi në fjalë më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Mbrëmë vonë rreth orës 00:15 një person, i cili mund të jetë i shtyer nga dikush për të dëmtuar mediumin tonë, kishte marrë një automjet traktor i cili është pronë e një institucioni lokal, dhe ka shkaktuar dëme në objektin e TV Syri Vizion. Pavarësisht se i njëjti ka pasur rezistencë nga stafi jonë ai është larguar dhe më pas është arrestuar nga policia”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e televizionit.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet nga momenti kur personi në fjalë hyn me traktor në pjesën ku ndodhet objekti i Tv Syri Vision./Reporteri.net/