Një qytetar nga Malisheva është ankuar se është kërcënuar nga ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gani Krasniqi.
Ibish Bardhi është qytetari, i cili tha se në telefon Krasniqi e kishte kërcënuar duke i thënë “mos manipulo, se t’i çoj gjinen e mi”.
Qytetari tregoi se rastin e ka raportuar në Polici.
”Unë jam ardhë të shkolla kam sjellë ushqim dhe kam votuar. Jam kanë t’u lujtë shah, më ka ardhë një thirrje, më tha a jeni ju Ibish Bardhi, më tha mos manipulo se t’i çoj gjinen e mi. I thashë o Gani janë duke te dëgju shokët, ai më tha: “Unë po të them qishtu”, ka thënë qytetari për KlanKosova.
“Gruaja ime e ka dajë të babës, dhe unë para katër vitesh e kam përkrah fuqishëm, e di ai që u kanë në sallon tem. E nuk më ba telefon deri tash. Ka dëgju që unë po ndikoj te votuesit. Unë me kërkon, le të del dikush që thotë që i kam thanë le të voto dikë”, ka deklaruar ai.