×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet 2025

    Në platformën e KQZ-së publikohen rezultate të reja: LVV 41.99% , PDK 22.68%, LDK 17.90%

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 23:54

    Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë përditësuar të dhënat sa i përket numërimit të rezultateve. Aty figuron se janë numëruar mbi 73 përqind e votave.

    Sipas këtyre të dhënave, VV renditet e para me 41.99 përqind, PDK e dyta me 22.68 përqind, LDK e treta me 17.90 përqind dhe AAK e katërta me 7.56 përqind, shkruan Reporteri.net.

    Këto vota janë nga 1 mijë e 850 vendvotime nga 2 mijë  e 533 sa janë total.

    Ndryshe, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në konferencën për media ka folur për problemet teknike me sistemin e KQZ-së, duke thënë se pavarësisht përgatitjeve të bëra, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë.

    “Nuk po dimë çka ka ndodhë, as kompania që e mirëmbanë, e as ekspertët. Është blloku sistemi në disa të dhëna dhe nuk ka ndryshuar, “, tha Radoniqi.

    “Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike” ka deklaruar Radoniqi.

    “Nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta, dhe ato të dhëna ne do t’i pasqyrojmë në të dhëna tona dhe t’i jepim rezultatet”, tha Radoniqi në konferencën për media.

    “Dua t’ju sigurojë që votat janë të sigurta, integriteti i votës është i sigurt”, shtoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!