×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot fillon normalisht mësimi në Shqipëri pas tërmetit, ministrja Shahini: Ora e parë nis me një video informuese

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 14:00

    Pas pezullimit të mësimit në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, sot procesi mësimor do të vazhdojë normalisht.


    Në një konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi se të martën në orën e parë nxënëve do t’u prezantohet një video informuese përsa u përket tërmeteve.

    “Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen më një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim”, u shpreh ajo.

    Më tej vijoi:

    “E deklarove edhe dje, mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një videoje informuese të ndërtuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për veten në rast tërmeti. Katër gjërat kryesore që i mësojmë nga kjo video:

    Gjatë lëkundjeve NUK duhet vrapuar jashtë godinës, por duhet gjetur një vend i sigurtë brenda dhomës (p.sh nën tavolinë) për të qëndruar deri sa të kalojë lëkundja;
    Pasi pushon lëkundja, duhet të sigurohemi që jeni mbathur me këpucë që mbulojnë këmbën ( të parandalojmë lëndime në këmbë në rast se ka xhama të thyer);
    Duhet mbuluar koka me jastëk apo libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa – pa vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë;
    Në rrugë, nuk duhet të qëndrohet nën dritaret e shtëpive, sepse mund të bjerë dicka nga lart.
    “Video informuese do të shpërndahet që në orën e parë të mësimit dhe do të diskutohet në lidhje me këto masa”, – tha ministrja Shahini për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!