×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Shpërndarja e deputetëve me rezultatet aktuale: VV 46 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 20, AAK-NISMA 9

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 8:45

    Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re

    Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

    Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

    Rezultati deri më tash i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

    Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!