×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Presidencës

    Presidentja Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Macron

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 10:09

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

    Presidenca njofton se gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

    “Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”.

    “Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu”, njofton Presidenca.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!