Janë afro 80 mjë vota që pritet të procesohen nga diaspora ndërsa shumë kush ka pyetur se si do të reflektohen ato në rezultatet e përgjithshme.
Eksperti Shenoll Muharremi ka dhënë një vizion të tij se si do të duket rezultati pas numërimit të atyre votave:
Postimi i Muharremit:
Të dashur, dhjetëra persona më kanë pyetur si dalin rezultatet me diasporën. Sa ndryshon puna? E kam zhvillu një simulim me të dhëna reale me kuptu më mirë. Janë 99% të votave të numëruara nga KQZ. Janë 80k vota nga diaspora. Ju kam alokuar LVV-së 50% e PDK 25% dhe LDK 25%. Rezultatet finale simuluese janë:
LVV: 378,948 vota / 41.62%
PDK: 204,040 vota / 22.41%
LDK: 166,147 vota / 18.25%
Këtu nuk janë të përfshira votat me kusht. Ato sipas një miku tim eksport i punëve munden me qenë max rreth 2%, por gjithashtu edhe tek diaspora munden me qenë të pavlefshme disa. Në total, votat e LVV-së nuk pritet të kalojnë 42%.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.