Kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duke komentuar rezultatet preliminare, Lekaj tha se “opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit.”
Ai u është drejtuar me një thirrje komisionerëve e vëzhguesve.
“Populli foli, opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit. Uroj që sa më shpejt të krijojmë institucionet e reja për të mirën e vendit. Kam një thirrje të veçantë për të gjithë numëruesit e procesit të numërimit, i cili duhet të fillojë sa më shpejt: kini kujdes për çdo votë të numëruar, sepse askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vullnetin e qytetarit”, ka shkruar Lekaj.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj falënderoi strukturat e AAK-së, vëzhguesit dhe komisionarët.