Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se sa është dashur në këtë komunë. Sipas rezultateve preliminare, PDK ka marrë 74.62 përqind të votave, e Vetëvendosja 17.20.
Lladrovci tha se Qeveria Kurti nuk e ka dërguar asnjë investim këto vjet.
“Vetëvendosje ka fituar më shumë se që u dashtë në Drenas, sepse Qeveria Kurti nuk e ka pru asnjë investim të vetëm për pesë vjet rresht. Pra ka luajtur me kodet buxhetore, për shembull me rrugën Komoran-Gllobar, herë i qitke 500 mijë euro, herë 14 milionë, herë 4 milionë, herë 7 milionë, bënte hajgare, bënte barazime buxhetore në buxhetin e Kosovës”, tha kreu i Drenasit në Klan Kosova.
Lladrovci tha edhe se kryeministri Albin Kurti ka humbur besimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke thënë se për këtë arsye ka rënë edhe në vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.