×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama humb durimin gjatë lidhjes direkte në Instagram, godet tavolinën dhe shanë

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 9:53

    Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.

    Por video-live u ndërpre papritur, pasi kryeministri i acaruar për shkak se transmetimi kishte probleme u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.

    Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë Pak çaste më vonë kryeministri ka hapur një lidhje tjetër live, dhe është shprehur se ai është njeri pansionant, ndaj ka edhe shpërthime të tilla.

    Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re në nga mediat, ndërkohë që komentuesit në rrjetet sociale të kryeministrit janë habitur nga sjellja e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!