×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohet personi që ia mori 600 euro një kandidati për ta ndihmuar në testin për patentë shofer

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 10:39

    Është arrestuar një person ditën e djeshme, i cili ia kishte marrë një kandidati për patentë shofer 600 euro, për ta ndihmuar në test, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me vendim të prokururorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    MASHTRIM

    Gjilan 27.08.2024-10:00. Me 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net/

    Kandidati për patentë shofer kapet duke përdorur pajisje elektronike, një tjetër ndalohet pasi pranoi 600 euro për ta ndihmuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!