Jo vetëm arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por kryeministri Rama quajti vendim të padrejtë edhe lënien në arrest shtëpie të Ajola Xoxës.
Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se nuk mund të dënohet me arrest shtëpie nëna e një fëmije 6 vjeç, të cilin edhe babanë ia kanë arrestuar.
“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.
Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.