×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliaj mbërrin në gjykatë, pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 8:53

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.

    Erion Veliaj u arrestua për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Ndërsa prej dy netësh ka qëndruar në qelinë e paraburgimit tek Mine Peza.

    Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

    Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.

    Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!