×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 9:03

    Një person është therur me thikë në Pejë, ku pas pak kohe, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

    Në njoftimin e policisë thuhet se për rastin janë njoftuar nga Spitali i Pejës.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet nga mjeti i mpreht (thikё)”.

    “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!