×
  • Lajme
  • Lajme / 17 shkurti

    Publikohet logoja e Ditës së Pavarësisë dhe agjenda qeveritare

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 9:59

    Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Po ashtu është publikuar edhe agjenda e ditës së Pavarësisë.

    Në ora 08:00 të 17 shkurtit pritet të filloj mbledhja festive e Qeverisë, më pas në ora 08:20 pritet të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

    Nderime tek meonumenti i të pagjeturve dhe memoriali i fëmijëve të vrarë, priten në ora 08:30 e më pas në 09:00 priten homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

    Në ora 09:10 priten homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi kurse në ora 10:15 planifikohen homazhe tek kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

    Nderime tek monumenti ‘Heroinat’ priten në ora 11:45 kurse në ora 12:00 planifikohet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në Prishtinë.

    Më pas, në ora 14:00 planifikohet mbajtja e koncertit të Pavarësisë, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtine kurse pas koncertit, në ora 16:00 planifikohet Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, në amfiteatrin e institutit të historisë ‘Ali Hadri’.

    Në ora 18:00 planifikohet Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Kosovës, dita e Pavarësisë pritet të përfundoj me Koncert Solemn të Filharmonisë së Kosovës me fillim nga ora 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!