×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë të KFOR-it punojnë në mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 11:43

    Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it u bënë bashkë me ushtarët e aviacionit shqiptar për mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.

    “Të dy kombet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në helikopterë”, tha misioni i NATO-s në Kosovë.

    Këto përpjekje, tha KFOR, janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!