Gjermania është përshirë në greva, me ndërprerje të punës që godasin shërbimet publike në vend duke përfshirë sot edhe sistemin e transportit publik të Frankfurtit.
Sindikata Verdi ka thirrur “grevë paralajmëruese” në sektorin publik në të gjithë Gjermaninë si pjesë e një fushate të negociatave kolektive për paga më të mira.
Pas disa grevave duke përfshirë transportin publik në Berlin, tash kjo po bëhet në Frankfurt, raportojnë mediat atje.
Kryeqyteti bankar, do të ketë një grevë të transportit gjatë gjithë ditës të mërkurën më 12 shkurt. Asnjë tren nëntokësor (U-Bahn) dhe tramvaj nuk do të qarkullojë gjatë gjithë ditës.
Sipas kompanisë lokale të transportit publik ‘traffiQ’ dhe autoriteteve të transportit të Frankfurtit, pritet të qarkullojnë S-Bahn, trenat rajonalë dhe disa linja autobusësh.
Sindikata Verdi i ka bërë thirrje për grevë punonjësve në qytetin Offenbach dhe komunave në rrethet Main-Taunus, Hochtaunus, Wetterau.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.