×
  • Lajme
  • Lajme

    I vrari në Skenderaj ishte nip i Hysni Gucatit

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 19:24

    Personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është nip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

    Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e Ismet Ibishit.

    “Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati.

    Gazeta online Reporteri.net ka raportuar me detaje sot për vrasjen në Skenderaj.

    Reporteri.net ka raportuar pas ngjarjes, se i vrarë ka mbetur një 42-vjeçar me inicialet I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati.

    Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga një fshat dhe e njëjta lagje.

    Vrasja e 42-vjeçarit në Skënderaj, identifikohen dy të dyshuar, ndodhen në arrati

    Vritet një 42-vjeçar në Skënderaj, i dyshuari në arrati

    Viktima dhe i dyshuari janë nga i njëjti fshat, 42 vjeçari dyshohet se u vra në një lokal – detaje si ndodhi rasti në Skenderaj

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!